Spanja mbetet e para në renditjen e FIFA-s
Spanja do të vazhdojë pa probleme të qëndrojë në krye të renditjes së FIFAs, e ndjekur nga Holanda që rreshtohet në pozitën e dytë.
Pas Spanjës dhe Holandës, e treta rreshtohet Gjermania për të treguar dominimin e futbollit evropian në botë.
Në të vërtetë nëntë ekipet e para kanë qenë të pandryshuara. I vetmi ndryshim në top 10 ka qenë inkuadrimi i Greqisë në pozitën e fundit, që në fakt është bërë për shkak të rënies së Egjiptit nga pozita e dhjetë për plot 23 vende, në atë të 33-tën.
Ndikimin më të madh në ndryshime e pasur Kupa Aziatike që u zhvillua muajin e kaluar në Katar. Pas triumfit në këtë garë për të katërtën herë Japonia është rikthyer në top 20-shin dhe tash pushtojnë pozitën e 17-të duke u ngjitur plot 12 vende.
Finalisti tjetër i kësaj gare, Australia është ngjitur pesë vende, në të 21-tën, derisa i treti, Uzbekistani, është ngjitur më së shumi këtë muaj, plot 31 vende dhe tash pushton pozitën e 77-të.
Shqipëria mban pozitën e 66-të në muajin shkurt duke pësuar rënie për dy pozita.
Category: Futboll
0 Komente