Wenger: Kurrë nuk do të harxhoj sa Chelsea e Liverpooli

dardanmiftari | Friday, February 04, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai kurrë nuk do të harxhojë sa rivalët e tij, Chelsea dhe Liverpool.
Wenger nuk do të jepte 35 milionë funte për nënshkrimin më të ri të Liverpool, Andy Carroll, pasi ai nuk do të harxhonte aq shumë në asnjë lojtar.
“Nëse shikoni në rekordin tonë të transferimeve, ne kurrë nuk kemi harxhuar më shumë se 15 milionë funte – që ju jep përgjigjen. Ne jemi në treg gjithmonë pasi nëse një mundësi e mirë vjen, ne gjithmonë e shfrytëzojmë, por ne nuk jemi në një situatë të pashpresë”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...