Abidal i nënshtrohet kirurgjisë për tumor në mëlçi

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, të enjten do ti nënshtrohet kirurgjisë për shkak të tumorit në mëlçi.
31 vjeçari u diagnostikua me tumor të martën.
Abidal pranoi shumë mbështetje nga futbollistët që luajnë në Spanjë, madje edhe nga lojtari kryesor i rivalit të madh të Barcelonës, Cristiano Ronaldo, i cili shkruajti një mesazh mbështetës në llogarinë e tij në Twitter.
"Shpresoj se çdo gjë do të shkojë siq duhet me Abidal, dhe ai të kthehet së shpejti", shkroi Ronaldo.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, tha që ishte një "ditë e pikëlluar" kur Abidal u takua me bashkëlojtarët e tij sot.
Eric Abidal ka qenë lojtar kyç i mbrojtjes së Barcelonës këtë sezonë, me 33 paraqitje dhe ka shënuar golin e parë të tij për këtë klub.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...