Rooney: Jemi të gatshëm për Barcën

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Wayne Rooney është i ngazëllyer me fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj Marseille dhe thotë se ata nuk kanë frikë të përballen me Barcelonën në çerekfinale.
Manchester United arriti të kualifikohet për në çerekfinale të garës evropiane pas fitores 2-1 ndaj ekipit francez, me të dy golat e shënuar nga Javier Hernandez – Chicharito dhe ekziston mundësia që ata të përballen me Barcelonën në rundin e ardhshëm.
Dhe Rooney thotë se ata janë të gatshëm për cilindo ekip, pasi synimi i tyre është ta fitojnë këtë garë.
“Nëse dëshironi ta fitoni këtë garë ju duhet të luani dhe t’i mposhtni të gjithë. Kushdo që është në rundin e ardhshëm, ne do të jemi të bindur se mund t’i mposhtim”, ka thënë Rooney.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...