Krkic: Benzema, inspirimi im

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Bojan Krkic ka zbuluar se ai po e shfrytëzon sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, si inspirim për të kthyer në kahe të duhur karrierën e tij me Barcelonën.
Ka një mori klubesh të cilat dëshirojnë ta transferojnë atë nga Barcelona dhe i ofrojnë atij futboll të garantuar në ekipin e parë.
“Synimi im është të fokusohem në këtë sezon në mënyrë të plotë, të bëj më të mirën dhe pastaj do të shohim. Sezonin e kaluar situata ndryshoi në fund dhe unë qëndroj prapa kësaj. Do të luftoj këtë aspekt, dua të qëndroj këtu”.
“Kur një klub i madh më kërkon, kjo tregon se njerëzit tregojnë respekt për mua si lojtar, por unë po luaj në klubin më të mirë në botë”, ka thënë Krkic.
“Shembulli që më bën ta respektoj atë që mund të arrihet është Benzema. Një ditë ai ishte në faqet e gazetave duke kërkuar të largohet dhe tash po e dëshmon veten të jetë një yll dhe një golashënues. Kjo më jep fuqi pasi kam shënuar gola gjatë jetës dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, ka përfunduar ai.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...