Roma do ta kthejë Borriellon te Milani

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Romës, Marco Borriello, pritet të rikthehet te Milani në fund të sezonit.
Italiani duket sikur është tepricë në sulmin Gialloros, derisa trajneri i ri Vincenzo Montella preferon ta luajë Francesco Tottin në një rol më të avancuar.
Pronari i ri i Romës, Thomas Di Benedetto, nuk pritet ta shfrytëzojë opsionin prej 10 milionë eurosh për të nënshkruar në mënyrë të përhershme me Borriellon.
Milani do të kërkojë blerës të ri për sulmuesin, por ekipet e interesuara nuk janë të pakta. Juventus, Genoa, Napoli dhe Fiorentina, të gjithë raportohet se po e monitorojnë situatën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...