Messi: Jam shumë i ri për të qenë më i miri

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është ngurrues të flasë për veten si një prej më të mirëve në botë.
“Jam shumë i ri dhe e kam gjithë karrierën time para meje. Ndoshta kur të përfundoj, mund të flasim për këtë...”, ka thënë argjentinasi.
Messi po ashtu ka lavdëruar trajnerët me të cilët ka punuar, si Rijkaard dhe Guardiola.
“Kam qenë shumë me fat që jam stërvitur nga teknik të shkëlqyeshëm. Frank Rijkaard më debutoi dhe më ndihmoi të realizoj ëndrrën. Pep (Guardiola) më ka dhënë shumë dhe më ka ndihmuar të përmirësoj lojën time. Për mua, ai është trajneri më i mirë në botë dhe ai e tregon këtë çdo ditë”, ka shtuar më tej Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...