Nani: Carragher nuk është futbollist

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Asi i Manchester United, Nani, ka sulmuar mbrojtësin e Liverpoolit, Jamie Carragher, pas lëndimit që ky i fundit ia shkaktoi anësorit portugez në sfidën derbi të zhvilluar javë më parë.
“Ai erdhi për të më kërkuar falje pas ndeshjes, por nuk isha i kënaqur. Ai më lëndoi për herë të dytë. Vitin e kaluar, ai më la jashtë fushave për dy muaj dhe gjithmonë ishte i ashpër. Nuk jam fare i kënaqur me atë që bëri”.
“Nuk e di se çfarë po mendonte ai. Gjithë ajo që di unë është se ajo ishte gjithçka pos futbollit. Kur e pash këmbën time, unë mendova se jam i mbaruar. Për këtë arsye kam qarë. Nuk e di çfarë ndodhi në kokën time”, ka thënë Nani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...