Robben: Nuk dua ta fitoj Europa League

dardanmiftari | Thursday, March 17, 2011 | 0 Komente

Ylli i Bayernit të Munichut, Arjen Robben, ka zbuluar se ai nuk mund ta paramendojë veten së luajturi në Europa League në sezonin 2011/2012, duke thënë se fitimi i atij trofeu për atë nuk do të thoshte asgjë.
“Unë nuk mund ta paramendoj veten në Europa League vitin e ardhshëm. Kjo është gjëja më e keqe që mund të ndodhë. Do të ishte më mirë të mos luanim fare. Nuk do të thotë asgjë nëse fitojmë Europa League”.
“Ai nuk është titulli të cilin dëshirojnë ta fitojnë lojtarët. Ai nuk është standardi në të cilin dua të luaj”, tha Robben për Bild.
Sipas fjalëve të Robben, gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se ai dëshiron të largohet nga Bayerni, ndërsa destinacioni i ardhshëm i holandezit pritet të jetë Milani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...