UEFA dënon Nasrin dhe Wenger

dardanmiftari | Thursday, March 17, 2011 | 0 Komente

Arsene Wenger dhe Samir Nasri janë dënuar me nga një ndeshje suspendim nga UEFA, pas komenteve të bëra në drejtim të gjyqtarit që drejtoi sfidën kthyese Barcelona-Arsenal, Massimo Busacca.
“Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger dhe mesfushori Samir Nasri janë suspenduar me nga një ndeshje pas akuzave për sjellje jo të mirë para mediave”.
“Menaxheri i Arsenalit po ashtu është dënuar me 10 mijë euro. Një apel për këtë dënim mund të lansohet brenda tri ditësh”, shkruan në komunikatën e FA.
Arsene Wenger e quajti referimin e Massimo Busaccas në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve si qesharak.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...