Ronaldo: Neymar, Ganso dhe Lucas, e ardhmja e Brazilit
Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo ka reflektuar mbi të ardhmen e futbollit brazilian, duke thënë se bartësit kryesor të saj do të jenë dyshja e Santosit, Neymar dhe Ganso, ashtu si ylli i Sao Paulos, Lucas.
“Mendoj se ju duhet të fokusoheni në Neymar, Ganson dhe Lucasin: Ata janë tri lojtarë të mëdhenj dhe e ardhmja e tyre është e artë”.
“Nëse ekipet kërkojnë një lojtar atëherë zgjedhja e tyre duhet të jetë Neymar, pasi ai është vetëm 18 vjeç dhe po shënon shumë gola. Lucas është lojtar shumë i shpejtë, ndërsa Ganso lojtar që kontrollon për mrekulli lojën në fushë”, deklaroi Ronaldo.
Category: Futboll
0 Komente