Torres: Synimi ynë, Euro 2012

dardanmiftari | Wednesday, March 23, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi spanjoll Fernando Torres e ka bërë të qartë se Stuhia e Kuqe është e uritur për suksese dhe se dëshiron ta fitojë Euro 2012, për t’u bërë ekipi i parë që fiton Botërorin dhe një kampionat evropian me radhë.
“Një prej gjërave më të vështira në futboll është të mësosh të fitosh, sidomos kur luani në një kombëtare. Pas shumë kampionateve zhgënjyese, Spanja më në fund ka mësuar të fitojë dhe ne duam të vazhdojmë kështu”.
“Synimi ynë i ardhshëm është Euro 2012. Asnjë ekip nuk ka arritur të fitojë radhazi një Botëror dhe kampionat evropian. Ky është synimi ynë i ardhshëm, pasi nuk ka asgjë më mirë se thyerja e rekordeve”, ka thënë Torres.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...