Ronaldo: Tash të gjithë rivalët janë të vështirë

dardanmiftari | Thursday, March 17, 2011 | 0 Komente

Ylli i Real Madridi, Cristiano Ronaldo, thotë se ata nuk ia kanë frikën asnjë rivali të mbetur në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se të gjithë janë të vështirë.
Real Madridi u kualifikua për në çerekfinale të garës evropiane pasi shkelmoi Lyonin me rezultat 3-0.
“Çdo rival do të jetë i vështirë në çerekfinale. Ne duhet t’i respektojmë të gjithë, pasi ata janë në çerekfinale për një arsye”, ka thënë Ronaldo.
Ronaldo ishte startues në ndeshjen e mbrëmshme, pavarësisht se sapo ishte rikuperuar nga një lëndim.
“Doja të luaj sepse nëse Real Madridi eliminohej, eliminohesha edhe unë. Trajneri më pyeti nëse ndjehem mirë dhe i thash se po. Bisedova me mjekët dhe fizioterapeutët të cilëve iu besoj dhe ata thanë se nuk rrezikoj të lëndohem. Megjithatë mungova për 14 ditë”, ka thënë Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...