Wenger konfirmon rikthimin e Lehmann
Arsene Wenger ka konfirmuar se Jens Lehmann do t’i bashkohet Arsenalit deri në fund të sezonit, por edhe se mbrojtësi Thomas Vermaelen nuk do të luajë më këtë sezon.
Portieri gjerman rikthehet në klub në moshën 41-vjeçare për të mbuluar krizën e portierëve në Emirates, pas lëndimit të Wojciech Szczesny dhe me Lukasz Fabianski dhe Vito Mannone po ashtu të lënduar, duke e lënë Manuel Almunian si të vetmin portier me përvojë të gatshëm për lojë.
“Lehmann është stërvitur me ne dhe do të nënshkruajë për pjesën e mbetur të sezonit. Ne nuk kemi mbulesë në Ligën Premier, andaj kjo më shtyri të sjellë sërish Jens. Ai ende nuk ka nënshkruar, por marrëveshja tashmë është arritur”, ka thënë Wenger.
Lehmann, i cili është portieri i fundit që fitoi trofe me Arsenalin kur ngriti Kupën FA në vitin 2005, në fund të sezonit të kaluar u pensionua nga loja aktive pas dy sezoneve të kaluara te Stuttgart, dhe së fundi është lidhur me një rol të përkohshëm në stafin teknik në Emirates.
Category: Futboll
0 Komente