Barcelona ta raportojë Mourinhon në UEFA

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Barcelona është duke e shqyrtuar raportimin e Jose Mourinhos te UEFA, pas komenteve kontraverse të portugezit pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që përfundoi në favor të Barcelonës.
Avokatët e klubit katalanas janë duke i studiuar komentet e Mourinhos dhe është shumë e mundur që Blaugranët ta raportojnë portugezin, i cili ka sulmuar ashpër Barcelonën dhe UEFA-n.
Të dyja skuadrat do të takohen në ndeshjen kthyese që zhvillohet më 3 maj në Camp Nou, me Mourinhon që do ta shikojë këtë takim nga tribunat pasi u ndëshkua me karton të kuq pikërisht ndaj Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...