Berlusconi tallet me Interin

dardanmiftari | Tuesday, April 19, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka talluar rivalët e Interit, duke u sugjeruar që të fillojnë ndryshimet për sezonin e ardhshëm edhe pse sipas Kryeministrit të Italisë, Nerazzurët fituan atë që fituan vitin e kaluar dhe tani për dhjetë vitet tjera nuk do të mund të bëjnë asgjë.
“Ju (Interi) keni qenë të mrekullueshëm. Tripleta ishte një arritje historike dhe Mourinho ishte i jashtëzakonshëm. Por, tani ne jemi duke fituar”.
”Vitin e kaluar lejuam që Interi të fitojë gjithçka. Mjaft më! Unë e dua këtë klub. Kur e kam parë Milanin duke luftuar për mbijetesë në vitet e 80-ta, unë i kam thënë vetes se do ta bëj këtë klub më të trofeshmin në botë”, u shpreh Berlusconi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...