Moratti mohon rikthimin e Mourinhos

dardanmiftari | Tuesday, April 19, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka hedhur poshtë spekulimet që thoshin se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, do të rikthehet te Interi pas përfundimit të sezonit.
“Leonardo po tenton që të bëjë atë që është e nevojshme dhe për mua ai po bën mirë, por sigurisht se nuk është e lehtë të ndalësh një situatë të kësaj natyre”.
“Ne shpresojmë se ai do të kthehet duke bërë gjëra të mira edhe pse na duhet pushim. Unë i kam lexuar spekulimet nëpër gazeta, por nuk ka asgjë sa i përket Mourinhos”, theksoi Moratti.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...