Ancelotti: Torres do të shënojë... nëse luan

dardanmiftari | Tuesday, April 19, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se Fernando Torres do ta thyejë heshtjen e golave më herët ose më vonë.
Torres nuk ka shënuar për klubin e as për vendin e tij që nga transferimi te Chelsea në janar kur erdhi nga Liverpooli për 50 milionë funte.
“Ai do të shënojë. Ai mund të shënojë nëse luan. Është shumë vështirë ta ndryshosh ekipin i cili luajti aq mirë kundër West Brom, jo vetëm për shkak të rezultatit, jo vetëm për shkak të performancës. Ata luajtën shumë mirë kundër West Bromwich”, ka thënë Ancelotti, i cili nuk ka konfirmuar nëse Torres do të aktivizohet nesër.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...