Redknapp: Bale mund të bëhet më i miri në botë, nëse dëshiron
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se Gareth Bale mund të bëhet më i miri në botë – nëse dëshiron.
Bale nuk do të mbushë 22 vjet deri më 16 korrik dhe Redknapp është i ngazëllyer me përmirësimet që uellsiani ende mund t’i bëjë sa i takon ndeshjes së tij.
“Gareth është bërë gjithnjë e më i mirë dhe ai ka gjithçka për të qenë një lojtar i klasit botëror. Ai ka ritëm, ai mund të driblojë, ai mund të godasë me këmbë, me kokë – ai ka shumë gjëra”.
“Tash shtrohet vetëm pyetja nëse ai do të bëhet mbrojtësi i majtë më i mirë në botë ose anësori i majtë më mirë në botë, pasi ai është një talent shumë i madh sa të dyja opsionet janë të hapura për të”, ka thënë Redknapp.
Category: Futboll
0 Komente