Cappa: Mourinho ka frikë nga deklasimi

dardanmiftari | Wednesday, April 20, 2011 | 0 Komente

Ish-trajneri i Real Madridit, Angel Cappa, ka deklaruar në mënyrë sensacionale se Jose Mourinho nuk ka frikë nga humbja ndaj Barcelonës, por ai më shumë i frikësohet ndonjë deklasimi të tipit 5-0 sikurse nëntorin e kaluar.
“Unë jam tifoz i Realit, por unë dua që Barcelona të fitojë. Unë kam qenë dëshmitar i një prej ekipeve më të mira në histori të futbollit, pse do të doja që ata të humbasin? Unë gjithnjë dua që më i miri të fitojë”, theksoi Cappa.
Duke parashikuar organizimin taktik defensiv të së shtunës ndaj Barcelonës në “El Clasicon I”, Cappa nuk pret ndonjë ndryshim në këtë aspekt te Reali, përderisa u tall me strategun portugez.
“Mourinho nuk ka frikë nga humbja, por ai frikësohet më shumë nga një disfatë me katër-pesë gola diferencë”, përfundoi legjenda e Los Blancos.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...