VdV: Përvoja e vogël i kushton Arsenalit

dardanmiftari | Wednesday, April 20, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Tottenhamit, Rafael Van der Vaart, mendon se eksperienca e Arsenalit është e pa mjaftueshme që ata ta fitojnë titullin në Ligën Premier.
“Arsenali ka ekip të ri. Ky është problemi me një ekip të ri – së pari, ju luani në mënyrë fantastike, por në ndeshjet tjera, në ato më të rëndësishmet, ju lëshoni pikë”.
“Ata janë ende ekip fantastik. Do të jetë ndeshje e hapur ndaj tyre. Por, ne kemi treguar në Emirates disa muaj më parë se ne mund t’i mposhtim ata”, u shpreh holandezi.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...