Ferdinand: Lojtarët e Barcës, vendin në teatër

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Manchester United, Rio Ferdinand, është fytyra e vetme prominente që është vënë në mbrojtje të trajnerit nën zjarr, Jose Mourinho, duke thënë se lojtarët e Barcelonës nuk e kanë vendin në fushë, por në teatër, për shkak të simulimeve.
“Këto simulime janë qesharake. Kur Pedro shikon se çfarë ka bërë dhe mendon për atë që bëri, atëherë mendoj se lojtarët e rugbyt kanë plotësisht të drejtë të na përqeshin”, theksoi Rio në Twitter.
Sa i përket kartonit të kuq të Peps, Rio Ferdinand ishte tejet kritik mbi vendimin e gjyqtarit Wolfgang Stark, duke thënë se ai karton ishte inekzistent dhe se bëhej fjalë për një simulim të Alves.
“Nëse më shihni ndonjëherë përtoke dhe më pas të kthehem në lojë, atëherë të gjithëve ju jap leje të më godisni me të dyja këmbët”, përfundoi Ferdinand.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...