Galatasaray vë në shitje Lorik Canën

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Lorik Cana është vënë në shitje nga klubi turk Galatasaray, me drejtorin sportiv Cer Ergun që e ka konfirmuar lajmin.
Kohëve të fundit po spekulohet për një largim të shqiptarit drejt Italisë, me Interin, Milanin dhe Lazion që besohet të kenë treguar interesim për shërbimet e tij. Ergun shprehet se i di kualitetet e Canës, por pranon se klubi nuk mund t’i rezistojë një oferte joshëse.
“Cana është futbollist i shkëlqyer. Ne do të pranonim një largim të tij vetëm në rast të ndonjë oferte joshëse, në të kundërtën ai do të qëndrojë. Në rast se pranojmë ndonjë ofertë zyrtare…pse jo?”, theksoi Cer Ergun për radio Mana.
Galatasaray kërkon 6 milionë euro nga çdo skuadër e interesuar për 27 vjeçarin. Ishte vet mesfushori titanik shqiptar, Lorik Cana ai që kërkoi kalimin në Galatasaray duke refuzuar madje edhe Arsenalin, vetëm e vetëm për të qenë pranë vendlindjes.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...