Interi fiton në Olimpico

dardanmiftari | Tuesday, April 19, 2011 | 0 Komente

Nerazzurët kanë shënuar fitore minimale Stadiumin Olimpik të kryeqytetit italian duke mposhtur Romën para tifozëve të vet.
Takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë përfundoi me rezultat 1-0 në favor të Interit.
Mesfushori serb Dejan Stankovic mori topin nga Cambiasso dhe nga një distancë prej afro 23 metrash mposhti portierin Doni në fund të pjesës së parë.
Romakët nuk arritën që në pjesën e dytë të bënin diçka për ta ndryshuar rezultatin, ashtu që takimi përfundoi me fitoren e mysafirëve.
Ky rezultat e favorizon Interin që ndeshjen kthyese e zhvillon në Giuseppe Meazza, ashtu që zikaltrit kanë gjasa më të mira se Roma për të fituar një trofe këtë sezon. Por nuk duhet harruar se në finale mund të luajë me Milanin, nëse Rossonerët eliminojnë Palermon.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...