Newcastle ndal liderin
Manchester Unitedi nuk ka arritur ta mposhtë Newcastle Unitedin në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Ligën Premier. Takimi i zhvilluar në St. James’ Park përfundoi pa gola.
Në gjysmën e parë vendasit patën iniciativën, mirëpo rastet më serioze u takuan mysafirëve, sidomos një rast të mirë pati Wayne Rooney.
United nuk arriti të shënojë as në pjesën e dytë, ashtu që largohet nga kjo përballje me një pikë të fituar.
Pas këtij takimi, Djajtë e Kuq kanë 70 pikë, shtatë më shumë se përcjelli i parë, Arsenal, ndërsa kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të kampionatit.
Category: Futboll
0 Komente