Pique: Reali nuk luajti futboll

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka kritikuar Real Madridin rreth lojës së mbrëmshme, duke thënë se të zgjedhurit e Jose Mourinhos nuk përpiqeshin të luanin futboll.
Klubi katalanas shënoi fitore 2-0 ndaj klubit madrilen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me të dy golat e shënuar nga Lionel Messi.
“Ata mendojnë se e vetmja rrugë për të na ndaluar neve është të luajnë këtë lloj futbolli. Ata nuk donin të luajnë futboll, ata nuk donin ta mbanin topin”.
“Kartoni i kuq ishte karton i kuq. Ai [Pepe] reagoi vërtet keq dhe për Daniel Alves kjo mund të ishte shumë e dhimbshme dhe pas kësaj kishte edhe një reagim tjetër, mendoj Marcelo ndaj Pedro – edhe ajo ishte karton i kuq”.
“Arbitri nuk e pa atë, por mendoj se ne përfundimisht jemi të kënaqur me fitoren dhe kemi bërë një hap të mirë për të shkuar drejt finales”, ka thënë Pique.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...