Puyol luan ndaj Realit

dardanmiftari | Wednesday, April 20, 2011 | 0 Komente

Carles Puyol është ftuar nga Pep Guardiola për të qenë pjesë përbërëse e skuadrës së Barcelonës për sfidën finale që zhvillohet sonte mbrëma ndaj Real Madridit në Mestalla të Valencias.



Kishte pohime se Puyol nuk do të luajë pas pësimit të lëndimit në po të njëjtin vend në “El Clasico I” të shtunën, por këto brenga tifozëve ua hoqi strategu Pep Guardiola, i cili konfirmoi lojtarët të cilët janë të ftuar për ndeshjen ndaj Realit, e ku është përfshirë edhe ikona Blaugrane.





Portierët: Valdes, Pinto.




Mbrojtësit: Fontas, Puyol, Maxwell, Adriano, Pique, Alves, Milito.




Mesfushorët: Busquets, Keita, Xavi, Iniesta, Afellay, Thiago, Mascherano




Sulmuesit: Pedro, Jeffren, Messi, Villa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...