Leonardo i lehtësuar pas fitores ndaj Romës

dardanmiftari | Wednesday, April 20, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Leonardo, ka thënë se ai është i lehtësuar pas fitores në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Romës.
“Ishte e rëndësishme t’u japim fund rezultateve negative. Kurrë nuk është lehtë siç duket. Shumë faktorë ju bëjnë të humbni vetëbesimin gjatë kohëve të vështira. Kjo fitore në Olimpico ishte gjëja e duhur dhe djelmoshat ia dolën shumë mirë”.
“Ishte një ndeshje në mes të dy ekipeve që vijnë nga disfatat, andaj nuk ishte e lehtë të përgatitemi për të. Ne duhej të shënonin dhe e bëmë këtë herët në ndeshje, duke i kontrolluar 90 minutat shumë mirë”, ka thënë Leonardo pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...