Zamparini: Rossi ideal për Romën

dardanmiftari | Wednesday, April 20, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, thotë se Delio Rossi meriton të drejtojë një klub si Roma.
Zamparini e shkarkoi dhe pastaj e riktheu trajnerin gjatë këtij sezoni.
“Unë nuk do të marr vendimin bazuar në dëshirën e fansave. Sipas mendimit tim Rossi do të adaptohej te Roma duke marrë parasysh përvojën si trajner. Ai ka pasur vetëm një zënkë me mua. Në fund ai mbase do të qëndrojë në Palermo”
“Ne duhet të takohemi dhe të shohim nëse ka kushte që ai të qëndrojë. Nëse dy njerëz nuk shkojnë është më mirë të ndahen dhe të ecin rrugëve të ndara. Gruaja ime e parë ishte shumë e bukur, por ne nuk shkonim mirë. Tash jam me një tjetër me të cilën shkoj mirë. Në rastin e futbollit do të jetë Rossi ai do të marrë vendimin”, ka thënë Zamparini.



Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...