Wenger ende shpreson në titullin

dardanmiftari | Thursday, April 21, 2011 | 0 Komente

Arsene Wenger thotë se lufta për titull nuk ka mbaruar për Arsenalin pavarësisht barazimit 3-3 ndaj Tottenhamit.
Wenger ishte i zhgënjyer me rezultatin e takimit të mbrëmshëm ku Arsenali edhe pse kishte dy gola epërsi nuk arriti të nxjerrë pikë të plota, por francezi ende shpreson se titulli mund të fitohet.
“Gara për titull është krejtësisht e hapur. Ky ekip ka një qasje të theksuar dhe edhe pse për momentin nuk e kemi numrin e duhur të pikëve, ne jemi dukshëm të qëndrueshëm dhe sonte ishte një ndeshje e vështirë”.
“Chelsea tash është rikthyer në garë. Chelsea luan ndaj Manchester United dhe Tottenham, por ne kemi në duar fatin tonë. Ne duhet të ruajmë besimin dhe të vazhdojmë të luftojmë”, ka thënë francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...