Zidane: Barcelona luajti më mirë

dardanmiftari | Thursday, April 21, 2011 | 0 Komente

Legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se Barcelona ka kontrolluar pjesën më të madhe të ndeshjes dhe se Reali kishte vuajtur në momente të caktuara në finalen e Kupës së Mbretit.
Megjithatë mbretërit arritën të ngrejë trofeun falë një goli të Cristiano Ronaldos në lojën shtesë të takimit, që në kohën e rregullt përfundoi pa gola.
“Detaje të vogla e bëjnë diferencën në ndeshje të tilla. Ne vuajtëm ca dhe Barcelona kontrolloi pjesën më të madhe të ndeshjes. Megjithatë ne pastaj i goditëm ata kur shënuam golin”.
“Ne kemi mundur të shënojmë një ose dy gola në pjesën e parë, por ishim të pafat për të gjetur rrejtën. Megjithatë arritëm të fitojmë”, ka thënë Zidane për Al Jazeera.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...