Altintop: Reali do të ishte ëndërr

dardanmiftari | Sunday, May 15, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Bayern Munichut, Hamit Altintop, ka deklaruar se do të ishte një ëndërr sikur të transferohej te Real Madridi, ndërsa ka sqaruar se nuk ka nënshkruar kontratë me Los Blancos.
Kontrata e turkut me bavarezët skadon në fund të sezonit, ndërkaq ai nuk dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Allianz Arena.
“Madridi është një ëndërr, sepse është klubi më i madh që ekziston, mirëpo akoma nuk kam nënshkruar asgjë. Ka spekulime, por nuk kam kontratë me Real Madridin”, ka deklaruar Altintop për Marca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...