Shkëndija kampion i Maqedonisë

dardanmiftari | Sunday, May 15, 2011 | 0 Komente

Pas një sezoni të shkëlqyeshëm dhe të jashtëzakonshëm, skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija, arrin të shpallet kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë, tri javë para përfundimit të kampionatit.
Në ndeshjet e kësaj jave, barazoi konkurrentit i vetëm për titull Metalurgu, ndërkaq Shkëndija regjistroi fitore, ashtu që skuadra shqiptare shpallet kampion i Ligës së Parë të Maqedonisë, ndërsa ky është viti i dytë me radhë që një skuadër shqiptare shpallet kampion, pasi vitin e kaluar u shpall skuadra tjetër nga Tetova, Renova.
Ndërkohë, pritet festë e madhe e tifozëve tetovarë, derisa festa do të vazhdojë edhe gjatë ndeshjes së ardhshme që ekipi i Shkëndisë do ta zhvillojë në shtëpi përballë Rabotnickit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...