Giggs: Koha për hakmarrje

dardanmiftari | Thursday, May 05, 2011 | 0 Komente

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka deklaruar se ka ardhur koha e hakmarrjes ndaj Barcelonës për disfatën në finalen e para dy viteve të zhvilluar në Olimpico të Romës.
“Të humbisni një finale dhe të ndiheni të poshtëruar, është normale. Problemi me Romën është se ne nuk jemi ndezur dhe nuk bëmë futbollin të cilin kemi ditur ta bëjmë gjatë ekzistencës tonë si klub”.
“Shpresojmë se këtë do ta bëjmë në Wembley. Shpresojmë se në finale mund të dëshmojmë se sa ekip i mirë jemi. Barcelona është ekip shumë i mirë me ndoshta lojtarin më të mirë në botë, kështu që ai tani mbetet problemi ynë. Ne duhet të dalim në fushë dhe të tregojmë se kush janë bosët”, potencoi Giggs.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...