Milly Moratti: Interi është ende më i mirë se Milani
Gruaja e Massimo Morattit, Milly Moratti, ka thënë Interi akoma është më i mirë se Milani, edhe pse Rossonerët e fituan titullin këtë sezon.
Kuqezinjtë nuk i lejuan zikaltrit që ta fitonin titullin e gjashtë radhazi, por Milly beson se kjo nuk e bën Milanin klubin më të mirë në Serie A.
“Interi është ende më i mirë se Milani, edhe pse ata e kanë fituar Scudetton. Ndoshta gjërat shkuan në drejtime të caktuara, sepse ne po luanim nëpër turne të ndryshme dhe në fund kjo kushton në nivelet e fitnesit”.
“Ne jemi kampionët e botës dhe kemi çdo të drejtë për t’u kënaqur me këtë plotësisht. Ne po ashtu fituam pesë tituj të Serie A radhazi dhe askush nuk ta largojë këtë nga ne”, ka thënë Milly për Il Giorno.
Category: Futboll
0 Komente