Aguero nuk shkon te Juventusi

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Hernan Reguera, një prej agjentëve të sulmuesit të Atletico Madridit, Sergio Aguero, ka zbuluar se nuk ka pasur kurrë takim me Juventusin për të biseduar për një transferim.
“Që të dy agjentët e Agueros, Rebasa dhe unë jemi në Argjentinë për momentin dhe nuk jemi takuar me askënd. Ne nuk kemi qenë në Itali. Ne aktualisht jemi në Argjentinë duke punuar në të ardhmen e tij”, theksoi Reguera për AS.

Juventusi dhe Real Madridi janë dy skuadrat që kanë konfirmuar interesimin për sulmuesin argjentinas i cili sipas të gjitha gjasave këtë verë do të largohet nga Los Colchoneros.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...