Moratti: Kam biseduar me Bielsan

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Marcelo Bielsa Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka konfirmuar kontaktet me trajnerin argjentinas, Marcelo Bielsa, pasi aludoi në një largim të Leonardos.
L’Equipe ishte e përditshmja sportive që të martën bëri të ditur se Leonardo ka marrë ofertë nga PSG për postin e drejtorit sportiv dhe Moratti pasi mohoi kontaktin me Bielsan, sot i ka pranuar që të dyja.

“Leonardo ka një mundësi shumë të mirë (duke iu referuar ofertës së PSG për strategun aktual të Interit). Ne tashmë kemi biseduar me Bielsan. Ne do të gjejmë një zgjidhje që na përshtatet neve dhe Leonardos”, ka thënë Moratti për Sky Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...