Arsenali kërkon portierin e Bolognas, Viviano

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Arsenali raportohet se ka kthyer shikimin kah portieri i Bolognas, Emiliano Viviano.
Italiani pritet të largohet nga Bologna këtë verë dhe është lidhur me një transferim te Interi. Dy klubet aktualisht e kanë në bashkëpronësi lojtarin.

Bologna më herët kishte thënë se do të dëshironte ta mbajë numrin 1, derisa Viviano kishte deklaruar se ka rezerva nëse t’i bashkohet Interit, me Julio Cesar që është i pamposhtshëm.

Arsenali tash ka shprehur interesim për Viviano, edhe pse Arsene Wenger më shumë do të preferonte një portier me përvojë në Ligën Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...