Galata në garë për treshen e Atleticos

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Galatasaray ka konfirmuar se është në negociatat me Atletico Madrid për të nënshkruar me treshen Diego Forlan, Jose Antonio Reyes dhe Tomas Ujfalusi.
Konfirmimi vjen përmes mediave turke, të cilat shkruajnë se presidenti i ekipit nga Stambolli, Unal Aysal, ka fluturuar në Vicente Calderon për të negociuar me kolegun e tij spanjoll, Enrique Cerezo.

Burime nga Turqia thonë se një marrëveshje mes dy klubeve tashmë është arritur, por sipas Galatasaray bisedimet ende janë duke vazhduar.

Forlan vazhdimisht është lidhur me një largim nga Atletico pas një sezoni zhgënjyes, pavarësisht se ka deklaruar shpesh se dëshiron të mbetet në Spanjë.

Reyes ka qenë një figurë tjetër e rëndësishme te Atletico Madrid që nga kthimi i tij prej huazimit te Benfica në janar, derisa Ujfalusi ka qenë shtyllë në mbrojtje që kur i është bashkuar klubit nga Fiorentina.

Ekipi ku aktivizohet edhe kosovari Lorik Cana është afër të sjellë portierin e Lazios, Fernando Muslera, që spekulohet se mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me mesfushorin e kombëtares shqiptare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...