City 30 milionë për Modric

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Manchester City raportohet se planifikon të ofrojë 30 milionë funte për mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric, në tentim për të mposhtur rivalët e tyre në garën për të nënshkruar me kroatin.
Pasi oferta në vlerën e 22 milionë funteve e Chelseat u hodh poshtë nga Spursat, City ka dalë me një ofertë dukshëm më të mirë për 25-vjeçarin, raporton Daily Mail.

Negociatat mes dy klubeve raportohet se tashmë kanë filluar, me një ofertë të parë në vlerën e 30 milionë funteve që do të përgatitet në ditët në vazhdim.

Përveç Cityt dhe Chelseat për Modric i interesuar është edhe Manchester United.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...