Liga Premier: United fillon sezonin e ri kundër West Brom

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Është zbuluar orari i takimeve për sezonin 2011/12, që në javën e parë do të shohë kampionin në fuqi Manchester United të udhëtojë në fushë të West Bromwich Albion, dhe nënkampionin Chelsea të udhëtojë te Stoke City.
Ekipi i Sir Alex Ferguson në javën e dytë dhe të tretë do të ketë sfida të vështira pasi do të ndeshet me Tottenhamin dhe Arsenalin.

Djajtë e Kuq edhe gjatë muajit tetor kanë disa takime të rëndësishme. Më 15 tetor ata do të kenë përballë rivalin e hidhur Liverpoool; më 22 të këtij muaji do të zhvillohet derbi i Manchesterit, ndërsa më 29 ata udhëtojnë në Godison Park, te Evertoni.

Arsenali në anën tjetër po ashtu do të ketë një fillim të vështirë. Topçinjtë do të fillojnë sezonin në udhëtim te Newcastle, ndërsa më pas do të presin Liverpoolin në Emirates para se të vizitojë Old Traffordin.

Manchester City do të hapë sezonin e ri përballë ekipit të porsa-promovuar në Premier, Swansea.

Përforcimi i ri i Liverpoolit, Jordan Henderson, do të përballet me ish-klubin e tij në ndeshjen e tij të parë në Ligën Premier me fanellën e kuqe.
Ndeshjet e javës së parë e seronit të ri në Ligën Premier, 13 gusht:

Blackburn - Wolves
Fulham - Aston Villa
Liverpool - Sunderland
Manchester City - Swansea
Newcastle - Arsenal
QPR - Bolton
Stoke City - Chelsea
Tottenham Hotspur - Everton
West Brom - Manchester United
Wigan Athletic – Norwich

Disa nga ndeshjet më të mëdha në javët e para të sezonit:

Manchester United - Chelsea - 17 shtator
Liverpool - Manchester United - 15 tetor
Manchester United - Manchester City - 22 tetor
Chelsea - Arsenal - 29 tetor

Renditja e ndeshjeve në javën e fundit të Ligës Premier, 13 maj 2012:

Chelsea - Blackburn
Everton - Newcastle
Man City - QPR
Norwich - Aston Villa
Stoke - Bolton
Sunderland - Man Utd
Swansea - Liverpool
Tottenham - Fulham
West Brom - Arsenal
Wigan - Wolverhampton

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...