Eto’o, Sneijder e Maicon duan të qëndrojnë te Interi
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk shqetësohet nga spekulimet në lidhje me të ardhmen e yjeve të tij, si Samuel Eto’o, Wesley Sneijder dhe Maicon.
Eto’o së fundmi ka thënë se mund të mendojë për një kalim në Ligën Premier, Sneijder po ndiqet nga Manchester United, ndërsa Maicon është shënjestër e Real Madridit.
Megjithatë, Moratti është i bindur se të tre lojtarët dëshirojnë të qëndrojnë në Meazza.
“Krejt çka mund të them në lidhje me thashethemet për transferimet për Eto’o, Sneijder dhe Maicon, është se kam folur me ta dhe ata të gjithë duan të mos largohen”, ka thënë Moratti për La Gazzetta dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente