Luis Enrique nënshkruan kontratë dyvjeçare me Romën

dardanmiftari | Monday, June 20, 2011 | 0 Komente

Skuadra e Romës ka njoftuar se trajneri ri, Luis Enrique, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin kryeqytetas.
Spanjolli, i cili e merr drejtimin e Romës pas largimit të Vincenzo Montellas, do ta shënojë përvojën e parë si trajner i vërtetë pas drejtimit të skuadrës B të Barcelonës për tre sezone.

Në bazë të kontratës së re, Enrique do të qëndrojë te Roma deri në vitin 2013, ndërsa në sezonin e parë do të përfitojë 2.9 milionë euro dhe në të dytin 3.1 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...