Moratti: Situata aktuale? Është problemi im!

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur për zhvillimet e fundit te Interi, duke thënë se Marcelo Bielsa e refuzoi për shkaqe personale, ndërsa garantoi se Samuel Eto’o nuk do të largohet. Ai nuk la pa përmendur as spekulimet se trajneri serb, Sinisa Mihajlovic, është pranë Interit.
“Mihajlovic? Nuk flas për të pasi është nën kontratë me një klub tjetër. Durim. Të shohim si do të bëhet, është problemi im, jo i juaji”.

“Bielsa ka thënë jo për arsye personale dhe më vjen keq, ndërsa me Ancelottin nuk kam kontaktuar. Eto’o? Sa i përket sulmuesit kamerunas, tifozët nuk kanë pse të shqetësohen”, u shpreh Moratti për faqen zyrtare te klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...