Transferojeni Agueron deri më 4 korrik, ose paguani 45 milionë

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Atletico Madridit, Gregorio Manzano, u ka bërë thirrje ekipeve të interesuara për Sergio Augeron që ta transferojnë argjentinasin nëse kanë ndërmend deri më 4 korrik, pasi në të kundërtën do të duhet të paguajnë 45 milionë euro.
“Deri më 4 korrik, kur fillon parasezona, ne jemi në gjendje të negociojmë për Agueron. Pas kësaj date, klubet nuk do ta marrin atë pa e paguar klauzolën”.

“Ne duhet ta planifikojmë merkaton dhe kështu duhet të dimë se nëse do t’i kemi në skuadër lojtarët më të fortë”, u shpreh Manzano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...