Redknapp: Oferta e Chelseat për Modric, qesharake

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp beson se oferta e Chelseat në vlerë prej 22 milionë funtesh për të transferuar kroatin Luka Modric është qesharake.
Modric është subjekt i spekulimeve gjatë gjithë verës dhe pasi është lidhur me një kalim te United, tani duket se Chelsea po bën përpjekje për ta joshur atë.

“Luka Modric nuk është në shitje. Nëse ka ekzistuar një ofertë prej 22 milionë funtesh, atëherë kjo është qesharake. Ka njerëz që po shiten nga 20 milionë funte dhe nuk vlejnë as për të pastruar këpucët e Modric”, potencoi Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...