Zyrtare: Pazienza lojtar i Juventusit

dardanmiftari | Thursday, June 16, 2011 | 0 Komente

Michele Pazienza Juventusi ka bërë të ditur se ka transferuar Michele Pazienzan, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Torino.
28 vjeçari me sukses kaloi testet mjekësore pasditen e të enjtës dhe zyrtarisht u prezantua për mediat. Në një komunikatë në faqen zyrtare të Zonjës së Vjetër shkruan:
“Michelle Pazienza iu nënshtrua testeve mjekësore dhe nënshkroi një kontratë trevjeçare, e cila do ta lidhë atë me Juventusin deri në qershor të vitit 2014”.
Pazienza është transferi i tretë i Juventusit këtë verë, pas nënshkrimit me Andrea Pirlon dhe Reto Ziegler.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...