Corinthians përgatit ofertë për Tevez?

dardanmiftari | Tuesday, July 12, 2011 | 0 Komente

Gjiganti brazilian Corinthians raportohet se ka bërë gati 40 milionë euro për sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez, shkruajnë mediat britanike.
Tevez ka deklaruar edhe publikisht se ka dëshirë të largohet nga City pas dy vitesh me klubin, duke përmendur largësinë nga familja, e cila jeton në Argjentinë, si arsye kryesore.

Fillimisht u mendua se një largim i tij drejt Amerikës Jugore ishte i parealizueshëm, pasi asnjë klub nuk mund të paguante dëmshpërblimin që kërkon City. Megjithatë Press Association Sport raporton se një ofertë e Corinthians mund të jetë joshëse për Cityn.

Kjo do të thotë se 27-vjeçari do t’i bashkohej një ekipi jo-rival të Cityt dhe klubi do të fitonte një shumë të mjaftueshme si dëmshpërblim.

Në këtë rast edhe vetë lojtari do të ishte edhe më afër familjes por edhe në një ambient të familjarizuar, pasi do të rikthehej te klubi për të cilin luajti nga vitit 2004 deri në vitin 2006, para se t’i bashkohet West Hamit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...