Ferguson: Scholes është i pazëvendësueshëm

dardanmiftari | Tuesday, July 12, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se është e pamundur për ta të zëvendësojnë të pensionuarin Paul Scholes.
“Është e pamundshme të sjellim një Paul Scholes të ri. Por nëse arrijmë te një lojtar me vija të ngjashme me të sa i takon kualitetit të pasimeve dhe vizionit të tij, ne do të duhet të bëjmë diçka”.

“Problemi është se nëse zgjidhni katër mesfushorët më të mirë në botë, Scholes do të ishte aty me Xavi dhe Andres Iniesta. Pastaj do të duhet të zgjidhnit dikë tjetër. Është një humbje”.

“Si do ta tejkalojmë? Disa javët e ardhshme do të na ndihmojnë neve në këtë drejtim. Dikush mund të dalë nga ekipi i të rinjve dhe ne të vazhdojmë më tej”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...