Gervinho: Po i bashkohem Arsenalit

dardanmiftari | Friday, July 01, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Lille, Gervinho, thotë se ai po transferohet te Arsenali.
Topçinjtë janë duke kërkuar përforcime si në repartin sulmues po ashtu edhe në atë mbrojtës. Gervinho është një prej të kërkuarve të Arsenalit dhe pritet të arrijë për 11 milionë funte nga Lille, shkruan The Sun.

24-vjeçari është zotuar të ndihmojë Topçinjtë t’i japin fund mungesës gjashtëvjeçare të titujve.

“Kam zgjedhur Arsenali pasi është një grup i ri brenda të cilit do të jem në gjendje të integrohem me lehtësi. Mund të zhvillohem më shumë atje. Ka vetëm disa detaje të mbetura”.

“Rrezik? Jo aspak. Do të luaj për Arsenalin. Rreziku më i mirë për t’u marrë është të shoh të shënoj gola dhe të luaj shumë. Në futboll ju duhet të merrni rreziqe nëse dëshironi të fitoni. Unë do shkoj te Arsenali të fitoj”, ka thënë Gervinho.

Oferta e parë e Wenger në vlerën e 7.2 milionë funteve është refuzuar nga klubi francez, por një marrëveshje e re pritet të arrihet në ditët në vazhdim. Lojtari tashmë ka gjetur marrëveshje për kushtet personale dhe do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare e cila do t’i sjellë 60 mijë funte në javë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...